Art
Mësimi i artit në fëmijërinë e hershme ndihmon fëmijët të shprehin lirshëm emocionet e tyre nëpërmjet vizatimeve, gërshetimeve dhe krijimeve të tyre artistike. Ky proces i përkrah fëmijët të zhvillojnë njohuri për ngjyrat, formën dhe teksturën, ndërsa ndihmon edhe në përforcimin e aftësive motorike fine.
Muzikë
Mësimi i muzikës promovon një ndjenjë të gëzimit. Fëmijët mësojnë të kenë një sens të mirë të dëgjimit dhe të shprehin veten përmes këngëve dhe muzikës së thjeshtë. Kjo ndihmon në zhvillimin e aftësive auditive dhe emocionale.
Robotika
Kur fëmijët mësojnë elemente të thjeshta të robotikës ata zhvillojnë aftësi të problem – zgjidhjes dhe njohuri në fushën e teknologjisë. Duke punuar me robotë të thjeshtë, ata zhvillojnë aftësi logjike dhe kreative, ndërsa edhe kanë mundësinë të marrin njohuritë e para për programim.
English Language
Fëmijët janë mësues të shpejtë dhe gatshëm për të kapur dhe përdorur informacione të reja, duke i bërë ata më të prirur për të mësuar një gjuhë të huaj siç është anglishtja.
Mësimi i gjuhës angleze ndihmon në zhvillimin e aftësive kognitive të fëmijëve, përfshirë mendimin kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kreativitetin, i lejon fëmijët të komunikojnë me një audiencë më të gjerë dhe të njihen me kulturat e ndryshme, duke i hapur një dritare të re ndërkombëtare, e cila ndihmon në zhvillimin e tyre shoqëror dhe kulturor.
Duke mësuar gjuhën angleze që në moshën të hershme, fëmijët zhvillojnë aftësi të mira të komunikimit, të cilat do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e tyre.
Suksesi në mësimin e një gjuhe të huaj rrit vetëbesimin e fëmijëve dhe i bën ata të ndjehen të sigurt përpara sfidave të reja dhe kjo ndihmon të ndërtohet një bazë e fortë për mësimin e gjuhëve të tjera duke i përgatitur ata për një udhëtim më të suksesshëm akademike.